Një dit një fshat është ky aksioni i cili tashmë ka nisur në komunën e Deçanit nga N.P.L ,,Higjiena’’ në bashkëpunim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni, drejtorin e N.P.L,,Higjiena’’ z.Kastriot Hulaj, dhe bashkëpunëtor të tjerë në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kanë nisur aksionin një ditë një fshat.
Ky aksion sot ka nisë në regjionin e Vokshit në fshatrat Sllup dhe Voksh me mbjelljen e drunjëve dekorativ, vendosjen e ulëseve, shportave, pastrimin dhe gjelbërimin e fshatrave. Kjo është vetëm dita e parë e këtij aksioni në ditët në vijim në koordinim të plotë më përfaqësuesit e fshatrave do të vazhdon ky aksion që të kem një ambient të pastër për të gjithë.
Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve , ndërmarrjes ,,Higjiena’’ dhe qytetarëve pa dyshim se do të krijojë një vetëdijesim të plotë që ta ruajmë sa më shumë ambientin dhe ta duam vendin tonë të pastër .