Epitetin e Sportistit me të mirë të vitit 2012 për Komunën e Deçanit e ka marrë Agron Cacaj, futbollist i Klubit t “Deçani”. Ky çmim i është dhënë sot në një ceremoni tashme tradicionale që e organizon departamenti i Sportit pranë Komunës së Deçanit. Agron Cacaj me të marrë çmimin e sportistit të vitit ka deklaruar se ky është një privilegj por në të njëjtën kohë e shtynë atë që të kontribuoj edhe më për sportin në këtë Komunë.
Ky titull që më takoi mua është motiv që unë edhe në të ardhmen të vazhdoi të jap kontributin tim që sporti Deçans, të ecni me tutje drejt sukseseve të reja.
Një çmim tjetër i larte te cilin e ndan komuna e Deçanit, është çmimi “Ruzhdi Ramosaj” i cili këtë vit i takoi doaienit te gazetarisë Deçanas Curr Mzrrekajt. Mazrekaj duke falënderuar ata të cilët menduan që ta nderojnë më këtë çmim në këtë rast kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj, si dhe departamentin e kulturës rinis dhe sportit që kanë nderuar me ketë qmimë duke kujtuar se kohërat të cilat publikoja rezultatet e sukseseve të komunë së Deçanit dhe të arriturat në sport janë vite që nuk harrohen andaj ju falënderoi qe nuk me harruat dhe më nderuat sot më këtë çmim kur edhe jam pensionuar nga puna ime 40 vjeçare si gazetar.
Ndër mirënjohjet që u ndan ishin edhe mirënjohjet post mortum, me mirënjohje të tilla u nderuan tre ish hendbollistët e ndjerë Jakup Kuçi, Ali Gacaferi dhe Ramadan Cacaj. Klubi me i suksesshëm i vitit që lamë pas u shpall Klubi futbollistike Deçani, ndërsa pedagogu me i suksesshëm Milaim Qorraj. Me mirënjohje u nderuan edhe mediumet si RTV 21 dhe Tv Syri Vision. Ndryshe nga zyrtarë të sportit dhe zyrtarë Komunal viti 2012 u vlerësua si vit i suksesshëm në disa aspekte, si në arritjen e klubeve or edhe në investimet që komuna ka bërë gjatë këtij viti.
Viti 2012 ishte vit i sukseseve vit i cili solli ndryshime të mëdha për ne por nuk do të ndalemi do ecim drejt sukseseve të reja që klubi futbollistik Deçanit të jetë në superligë. Nuk munguan as premtimet që në vitin që po sa kemi hyre do të shtohen angazhimet për arritje të reja, por edhe për investime të mëtutjeshme.