Për shkak të gjendjes alarmante të hapjes së sëmundjes Gungore të Lëkurës të gjedhit , drejtoria komunale e Bujqësisë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm më kryetarin e Komunës z.Rasim Selmanaj , veterinarin z.Besjan Canhasi, inspektorin komunal të veterinës z.Valon Hoxhaj , z.Jashar Hulaj shef i Inspeksionit , z.Bajram Çeku nga zyra komunale e Bujqësisë z.Isuf Thaqi teknik veterine etj
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve-blegtorëve të komunës së Deçanit, për shfaqjen e sëmundjes ,,Gungore të Lëkurës’’ së Gjedhit sëmundje kjo e cila ka filluar të shfaqet tash e dy javë në komunë tonë.
Dhe në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040, neni 13, si dhe Vendimit të Qeverise Nr. 4301 i datës 24.06.2016, Zyra e Kryeministrit – Agjencinë e Ushqimit dhe Vitrinës, për zbatimin e masave për Sëmundjet Gungore te lëkurës tek kafshët, si dhe Letër Rekomandimit Nr. 02/24284, të Shtabit Emergjent i themeluar me datë: 10.08.2016 dhe takimin e mbajtur po me të njëjtën datë, Shtabi Emergjent i propozoj Kryetarit të komunës qe te Shpall Gjendje te Jashtë zakonshme për rrethana te krijuara emergjentë,Kryetari i komunës nxjerrë këtë :
V E N D I M
( SHPALL GJENDJE TE JASHTE ZAKONSHME NE KOMUNEN E DEÇANIT)