Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,/z. Robert Sorenson,është pritur nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtorë.
Fillimisht Selmanaj njoftoi Sorenson, më punën që është bërë në komunën e Deçanit dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi por nuk la pa përmendur edhe problemet që solli Manastiri sidomos kohëve të fundit më pronat po ashtu edhe më çështjen e pushimores së fëmijëve e cila po vazhdon të mbetet e mbyllur dhe e pa shfrytëzuar nga askush pas largimit të paqeruajtësve Italian.
Selmanja i rikujtoi edhe një herit z. Robert Sorenson, se nuk ka zgjidhje tjetër pos kthimit të këtyre pronave dhe pushimores së fëmijëve më vet faktin se kjo është pasuri e Deçanit dhe ne na takon.
Edhe ,/z. Robert Sorenson, tha se ne jemi të njoftuar me këtë situatë te krijuar sidomos kohëve te fundit por gradualisht duhet të presim që gjërat te shkojnë ashtu si duhet pa u ngutur , se gjithçka që është e ytja herët ose vonë prapë do te jetë e ytja nuk diskutohet andaj ne jemi përkrahës në zgjidhjen e këtij problemi.
Ndryshe ky delegacion nuk kanë qëndruar vetëm për vizitë këta i dhuruan komunë së Deçanit një Xhip TOYOTA si dhe pajisje teknike për zyrë , konkretisht zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim. Pranimin e kësaj makinë e bëri kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, nga Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,/z. Robert Sorenson.
Sorenson më këtë rast tha se ne do të vazhdojmë të ju përkrahim edhe me ndonjë donacion .