Komiteti për Komunitete (KK) e zhvilloj takimin e rregullt ku shumica e anëtarëve ishin të pranishëm.
Përfaqësuesja e komunitetit malazias njoftoi të pranishmit se personat e zhvendosur kanë shprehur interes për të pasur Vizitat shko dhe informo në komunën e Deçanit, në mënyrë që pastaj të vlerësojnë mundësitë për t’u kthyer. Të gjithë anëtarët u pajtuan se kjo është një tregues se liria lëvizjes në komunën e Deçanit është ne nivel shumë të lartë .
Përveç kësaj, kreu i zyrës komunale për komunitete dhe kthim ka informuar për një marrëveshje të arritur me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim që të ketë takime koordinuese çdo dy (2) muaj.
Së fundi, për shkak të vështirësive në dorëzimin e ftesave për mbledhje te KK-se,pjesëmarrësit ranë dakord që mbledhjet të mbahen në të premten e dytë të çdo muaji.