Në kuadër të aktiviteteve të pasura të Panairit që po mbahet në Deçan, mbrëmjen e kaluar u organizua një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve të njohur vendorë dhe të rinjve talentuar nga komuna jonë.
Koncerti u mbajt në ambientet e kompleksit “Ramosaj”, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhe organizimin nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me përkushtimin e drejtorit z. Isuf Demhasaj.
Atmosfera festive, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe energjia pozitive bënë që kjo mbrëmje të shndërrohet në një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Ky koncert ishte dëshmi e përkushtimit të Komunës së Deçanit për të promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.