Kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj sot bashkë me një delegacion nga Kuvendi Komunal i Deçanit, kan qendruar në Tiranë për një vizitë pune, ku jan pritur ngrohtësisht nga Nenkryetari i Bashkisë se Tiranës z. Andi Seferi, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë së Tiranës znj. Rumina Kuka, Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare, znj. Andriola Kambo, si dhe nga nënkryetarët, dhe përfaqsuesit e subjekteve politike në Shqipëri, të përfaqsuara në Këshillin e Bashkis së Tiranës!
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy komunave, rritjen e komunikimit dhe shkëmbimit të ideve dhe përvojave në mes të dy komunave!