Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka organizuar një pritje për KIG Boxierin Shpejtim Ahmetaj, I cili javën e kaluar në CRETE të Greqisë , ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë 75 kg , në kampionatit Botërorë në “ WKV- World championship Crete 2013”.
Edhe me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Selmanaj ka deklaruar se do të mbështes në të gjitha format, sportistët e Komunës sonë “ Ne jemi krenar me sportistë të tillë siç është edhe Shpejtim Ahmetaj, Ky sukses që ka arritur Ahmetaj në garat botërore në Greqi, na benë të ndihemi edhe me krenar, dhe na motivon që edhe në të ardhmen të përkrahim sportistët e Komunës “ tha me këtë rast Selmanaj.
I pranishëm në këtë pritje të organizuar nga Komuna e Deçanit ka qenë edhe Kryetari i Federatës së Kig BOX-it të Kosovës Fatmir Makolli, i cili deklaroj mes tjerash se suksesi i treguar nga Shpejtim Ahmetaj në Greqi na bënë të ndihemi krenar të gjithëve “ Ahmetaj është një djalë me të cilin krenohemi të gjithë ne, për suksesin e tij. Deri sa një shtet si Greqia që akoma nuk e ka njohur shtetin e ri të Republikës së Kosovës, djemt tanë si Shpejtim Ahmetaj, brenda këtij kampionati kanë arritur që me dhjetar herë ta ngrisin flamurin e Kosovës , dhe antonimin e himnit të Kosovës, në një shtet si Greqia, ky është sukses, ajo që na bënë edhe me krenar është se djemtë e Kosovës në këtë kampionat kanë arritur edhe të marrin çmime të para” tha Makolli.
Në anë tjetër vet Shpejtim Ahmetaj ka deklaruar se do të vazhdoj angazhimin e tij për të sjellë edhe rezultate, e medalje të reja në Komunën e Deçanit.