Kjo organizatë shëndetësore e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë, po bëjnë visit në Deçan në bashkëpunim më shoqatën Joqeveritare “LIMIT”. Edhe në takim më kryetarin Selmanaj u bisedua me theks të veçantë për masat preventive që duhet ndërmarrë për parandalimin e përdorimit të substancave narkotike. Kryetari I Komunës z.Rasim Selmanaj u dha mbështetje të pa rezervë dy organizatave si asaj lokale “Limit” dhe shoqatës Austriake “Schweizer Haus Hadersdorf”. “ Deri në vitet e fundit dukuria e konsumimit të substancave narkotike, ka qenë një temë tabu në vendin tonë, por viteve të fundit, përdorimi I substancave të tillë është një problem që po na shqetëson të gjithëve. Prandaj unë si kryetar komunë, mbështes çdo iniciativë të shoqatave që të merren me sensibilizimin e qytetarëve për mos përdorim të substancave të tilla.