Kryetari i komunës ë Deçanit z.Rasim Selmanaj , në emër të Komunës së Deçanit , gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit ,të gjithë besimtarëve mysliman në ter Republikën e Kosovës, dhe më gjer uron me rastin e fillimit të muajit të shenjët te ramazanit..
Kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Komunës së Deçanit , dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira.
Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin zbriti Kurani, muaj i kultivimit të mëshirës, të solidaritetit, të faljes e pendimit. Po ashtu ky muaj ngërthen në vete bereqetin, mirësinë afërsinë, bujarin e kujdesin për njëri tjetrin. Agjërimi i muajit të madhëruar të Ramazanit është urdhër nga Allahu, dhe si i tillë është një prej ibadeteve më madhështore të cilin besimtarët me vullnet, devotshmëri e sinqeritet e kryejnë për hir të Allahut . Me dëshirën për lutje , tolerancë , mirëkuptim dhe bashkëpunim ashtu si gjithnjë , në çdo kohë dhe rrethanë dhe në dobi dhe interes të qytetarëve.
Të gjithë qytetarëve në veçanti agjëruesve u urojë agjërim të lehët .Është muaj i solidaritetit dhe i afrimit mes vete gjatë të cilit, gjithsesi, duhet shtrirë dorën e mëshirës dhe ndihmës skamnorëve dhe nevojtarëve. Urime!