Me këtë rast, kryetari Ramosaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për legalizim, në përputhje me Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Kjo thirrje u drejtohet në veçanti qytetarëve që kanë ndërtuar në prona publike, prona shoqërore, si dhe në zona që përfshijnë Parkun Kombëtar.
Komuna e Deçanit do të jetë në shërbim të qytetarëve për trajtimin e kërkesave për legalizim, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në përgjegjësinë e Qeverisë për hartimin e programeve të veçanta që trajtojnë ndërtimet pa leje.
Qëllimi ynë është që, aty ku ekzistojnë mundësitë dhe plotësohen kushtet ligjore, objektet të trajtohen në mënyrë institucionale e të ligjshme, duke shmangur pasigurinë juridike dhe rrezikun e rrënimit.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të informohen dhe të aplikojnë për legalizim brenda afateve dhe procedurave të parapara me ligj.