Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj priti në takim zv. Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, i cili më njoftoj nga afër për thirrjen e hapur nga Ministria për investimet kapitale dhe biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit për projektet që financon kjo Ministri.
Po ashtu, vizituam punimet te objekti i Trashëgimisë Kulturore, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, që tani është në fazën përfundimtare.