Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin jetësor, dhënë në aktivitetet Kombëtare , në mënyrë të veçantë në fushën e informimit shqiptar dhe kontribut të jashtëzakonshëm dhënë në fushën e arsimit si edukator shembullor I dhjetëra e dhjetëra gjeneratave! Është nderuar me mirënjohje nga ana e Kuvendit Komunal të Deçanit Ymer Alimusaj, nga fshati Strellc I komunës së Deçanit. Në një ceremoni modeste në familjen e tije, ku prezent ishin edhe bashkëpunëtor dhe familjar të Ymer Alimusajt, Kryetari I Komunës Rasim Selmanaj I shoqëruar nga kryesuesi i asamblesë Jashar Dobraj dhe Drejtori I Pallatit të Kulturës Ali Geci, I dhanë mirënjohjen z.Alimusajt. I emocionuar për këtë gjest Ymeri falënderoj përzemërsisht kryetarin Selmanaj, dhe gjithë bashkëpunëtoret e tij “ Ishte kohë e vështirë periudha kur ne punuam, por pavarësisht trysnive ne arritëm që të nxjerrim në pah për publikun punën që bëhej në interes të Kombit” tha shkurtë Ymer Alimusaj. Ndërkaq, kryetari I Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj tha se “Kjo mirënjohje simbolike është e pakta çfarë ne po bëjmë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ymerit, ne si institucione e kemi obligim ti nderojmë gjithherë ngërzitë që kontribuan shumë për vendin”.Ky nderim që ju bë Ymer Alimusajt, u vlerësua lartë edhe nga familja Alimusaj, por edhe nga përfaqësuesit e fshatit Strellcë I Epërm.