Mirënjohje kryetarit te komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” për mbështetjen e Manifestimit të IV-të Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016”, i cili këtë vit është mbajtur në Plavë-Guci dhe në Junik.
Në vitet paraprake, ky manifestim është mbajtur në Rugovë, në Kotorr, në Pejë, në Rozhajë, në Deçan dhe në Bajram Curr ku krahas disa institucioneve tjera lokale dhe qendrore të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë, nuk ka munguar as komuna e Deçanit duke prezantuar vlerat e krijuesve të komunës së Deçanit.