Me motivacionin:
Kryetari i Komunës z.RASIM SELMANAJ ndanë:
ÇMIMIN “ JUSUF GËRVALLA”
Dëshmorit të Kombit RASIM MOLLIQAJ
(26.09.1942- 30.01.1990)
Ne 25 vjetorin e rënies me motivacion:
Për kontributin e Tij të devotshëm, prej pedagogu, aktivisti e atdhetari të kauzës sonë kombëtare. Për këto angazhime atdhetare,ai është burgosur nga pushteti i atëhershëm okupues jugosllav. Stoicizmi, burrëria e trimëria, përballë torturave dhe keqtrajtimeve me ç’njerëzore, që ia bëri aparati shtetëror i okupatorit në burg, dëshmori i Kombit, Rasim Molliqaj, vdes nga këto mundime e tortura,në burgun e Qarkut të Pejës , me 30 Janar 1990, 25 vite më parë .Lavdi jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Dëshmorit RASIM MOLLIQAJ.
Ky çmim i themeluar në Asamblenë Komunale u ndahet njerëzve më mërita të veçanta , unë si i pari i komunës në këtë 25 vjetor, më nderin më te veçantë i ndaj familjes Molliqaj nga Belegui Deçanit këtë çmim , për bashkëshortin dhe prindin e tyre për merita e tij .
Këtë çmim e ka pranuar djali i mësuesit Veton Molliqaj. Ndërsa për kontributin e mësuesit nder vite kanë folur edhe prof Selim Lokaj , prof.Rexhep Maksutaj
,z.Ali Geci , z.Dervish Hasanramaj, ndërsa i biri i tije Veton Molliqaj, ka falënderuar në radhë të parë kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , për nderin që sot i bën kësaj familje poashtu edhe ata të cilët shkëputen pak kujtime nga vitet që kanë pasur fatin ta njohin për se afërmi profesorin Rasim Molliqaj.