Sot kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, e ka nderuar me ,,Mirënjohje Qyteti’’ Zonjën Dinah Spitalnik, pasardhësen e familjes Konforti, e cila pas 70 viteve, ka vizituar Deçanin, vendin ku gjyshi e gjyshja, e nëna e saj kanë mbijetuar. Zonja Dinah Spitalnik, ka ardhur nga Uruguaji, ku dhe familja e sajë kanë jetuar pas përfundimit të luftës . Me këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se për ne është një dit e veçantë dhe ndihem i respektuar që sot ju jeni mysafir në qytetin tonë , andaj vet prezenca juaj flet sepse keni bë një rrugë të gjatë për të parë vendin ku të paret tuaj u strehuan këtu në Deçan tha nder të tjera z.Rasim Selmanaj. Edhe Zonja Dinah Spitalnik, nder të tjera tha se skam fjalë për të falënderuar kryetarin Selmanaj, më stafin e tije për mikpritjen e ber po ashtu edhe për mirënjohjen e veçantë që ma ndau , po të mos ishin banorët e komunës së Deçanit ,të parët e mi nuk do të jetonin edhe unë nuk do të isha këtu sot, andaj u jam mirënjohës dhe miqtë kurrë nuk harrohen tha nder të tjera Zonja Dinah Spitalnik