Gjatë këtij takimi z.Cahani, bëri të ditur Transparometrin Komunal Janar-Qershor 2015 ku nder të tjera tha se në gjashtë mujorin e dytë të publikimit të raportit te KDI-së, Transparometri Komunal mbi vleresimin e nivelit të transparencës për periudhen Janar- Qershor 2015 në gjashtë komuna të Kosovës ku përfshihet edhe komuna e Deçanit.
Bazuar në indikatoret matës në fushat e caktuara ne si KDI kemi vlersuar se komuna e Deçanit ka ndyshur në mas të madhe tha z.Cahani nga periudha paraprake e vlerësimit të transparencës së kësaj komune .
Në tri shtyllat e vlerësimit (Transparenca në Ekzekutivin e Komunës, Transparenca Financiare, Transparenca në Konsultime me Publikun) kjo komunë ka bërë përmirësime të ndjeshme. Në shtyllën e Transaprencës së Ekzekutivit nga 11 pikë sa kishte më parë, tanimë ka 17.3 pikë. Përmirësimet në këtë shtyllë konsistojnë si Raportimi i Kryetarit të Komunës në Kuvend, vizitat javore të kryetarit, poashtu notën më të lartë ka edhe tek indikatorët zyrtarë për informim & koordinator për qasje në dokumente zyrtare, publikim të kontakteve dhe detajeve biografike të Kryetarit dhe Drejtorëve, publikimin e Planit Zhvillimor Urban (PZHU ).
Shtylla tjetër e cila ka përmirësime është ajo e Transparencës Financiare. Kjo komunë në vitin paraprak ishte vlerësuar me pikën minimale 0, kurse për gashtë mujorin e vitit 2015 ka marrë 9.7 pikë. Indikatorët ku kjo komunë ka lëvizur pozitivisht janë: publikimi i buxhetit për vitin aktual lista e pronave dhe aseteve në pronësi të komunës, pas kërkësës sonë për qasje në dokumente publike ka dërguar listen e pronave dhe aseteve si dhe publikim të kontratave, ku komuna ka lejuar qasje ne dokumentet e kërkuara në menyre transparente dhe ka respektuar afatin e paraparë me ligj.
Por vazhdon të mos ketë transparencë duke mos i bërë publike, raportin tre-mujor të shpenzimeve, të hyrat vetanake të komunës, raporti i auditimit, plani i prokurimit dhe njoftimet për kontratë dhe dhënjen e kontratave.
Tek Transparenca e Kuvendit Komunal, Komuna e Deçanit qëndron mirë në këto fusha: Takime e seancave të hapura për publik, komitetet e hapura për publik, mbajtja e seancave të rregullta (10 në vit) dhe organizimi i Kuvendit i Komunës dhe përgjegjësit e mekanizmave të tij. Tek qasja në procesverbale të kuvendit dhe qasja në rregullore (vendimet) të Kuvendit të Komunës (përshi planet komunale),në këta indikator Kuvendi i Komunës nuk ka marr notat maksimale pasi jo të gjitha procesberbalet janë të publikuara, poashtu edhe tek kjo komunë planet e miratura në këtë periudh të vitit 2015 nuk janë publikuar si dhe ende nuk ka hartuar një plan të veprimit për transparencë.
Përmirësim jashtëzakonisht të madh në kontekstin e transparencës kjo komunë ka treguar tek shtylla e katërt Transparenca në Konsultime me Publikun ku nga 3.3 pikë sa kishte në vlerësimet paraprake kjo shtyllë tani vlerësohet me 21 pikë. Përmirësimet e evidentuara kanë të bëjnë me këta indikatorë: Njoftimi online dhe offline (forma tradicionale, gazeta, shpallje), ku kjo komunë tanimë për të gjitha takimet paraprakisht bën njoftimin në ueb faqen zyrtare të komunës në tabelën e shpalljeve në KK dhe në radio lokale. Më mirë qëndrojnë edhe indikatorët që tregojnë për takimet e rregullta me qytetaret (fshatra apo komunë) dhe organzimin e dëgjimeve publike për buxhet (1 për 25,000 banorë). Përmirësime ka edhe tek indikatorët që masin nivelin e konsolidimit dhe konsultimit të bashkësive lokale dhe pjesëmarrjen e OJQ-ve në Këshillin Komunal për Siguri. Duhet thënë se edhe pse pjesë e këtij Këshilli është përfaqësues nga Shoqata e Intelektualëve, takimet bëhen në baza vullnetare pa ndonjë kompenzim material.
Ndërsa kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se unë si i pari i komunës më bashkëpunëtor dhe më zyrën e informimit do të bëjmë përpjekjet maksimale që të pasqyrojmë ueb faqen poashtu të rrisim në nivelin më të lartë transparence që të jem sa më afër qytetarit edhe në te ardhmen .
Zyra për Informim dhe Komunikim !