Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ka pritur sot në takim nënkryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë poetin z.Musa Jupolli , sekretarin organizativ poetin z.Mentor Thaqi , të cilët jetojnë në perëndim, poetin z.Murteza Osdautaj dhe prof. Adem Lushaj
Gjatë këtij takimi kryetari Selmanaj i njoftoj për aktivitetet e shumta në komunën e Deçanit , për zhvillimet në komune , për projekte që janë duke u implementuar në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit në të gjitha fushat .
Grupi i shkrimtarëve nga Diaspora duke e përgëzuar kryetarin Selmanaj, për punën dhe angazhimin në realizimin e shumë projekteve shprehen edhe shqetësimin e tyre lidhur më ngjarjet e fundit sa i përket Demarkacionit të kufirit më Malin e Zi ku atakohet edhe komuna e Deçanit .
Gjatë këtij takimi nga kryetari Selmanaj u kërkua mbështetje institucionale që të u’a lejoj shfrytëzimin e një hapësire në pallatin e të kulturës ,,Jusuf Gërvalla ’’ për aktivitete kulturore dhe të rifunksionalizojnë serish pas shumë viteve Lidhjen e Krijuesve më emrin ,,Kolonia e Shkrimtarëve të Deçanit’’ e cila në vitet e 70/80-ta në kohërat më të vështira ishte e njohur jo vetem në Kosovë por në gjithë Ballkanin për aktivitet kulturore si në poezi , prozë , pikturë etj, të cilat mbaheshin në komunë e Deçanit .
Kryetari Selmanaj shprehi gatishmërinë që të bashkëpunoi ngushtë për të rifunksionalizuar serish lidhjen e krijuesve më emrin ,,Kolonia e Shkrimtarëve të Deçanit’’