Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , bashkë më Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj , Drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj , dhe Mirsat Nimonaj nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik kanë pritur në takim përfaqësues nga GIZ-it (German International Cooperation), Veronika Hofinger udhëheqëse e projektit COSIRA , z.Mustaf Kastrati këshilltar ,dhe Mrika Maliqi këshilltare në kuadër të projektit COSIRA , ku bashkë kanë diskutuar lidhur më projektin ,,Konkurrentshmëria e Sektorit Privat në zonat rurale në Kosovë (COSIRA)’’ ku në kuadër të këtij projekti synon forcimin e aftësisë konkurruese në rajonin e përzgjedhur rural dhe sektorët e bizneseve .Ky projekt synon rriten e zhvillimit ekonomik në zonat rurale përmes pjesëmarrjes dhe përfshirjes së sektorit privat , shoqërisë civile dhe Qeverisë.
Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se jam i gatshëm që bashkë më bashkëpunëtoret e mi të jemi të këqyr edhe ne realizimin e këtij projekti duke shtuar se keni zgjedhur pjesën më të bukur të Kosovës zonën perëndimore për implementim të projektit sepse komuna e Deçanit ka potenciale të mjaftueshme për zhvillim të turizmit dhe të bujqësisë.
Ndryshe ky projekt në fazën e parë përfshinë pjesën e trajnimeve ku nga Janari i vitit 2016 do të nisin me fazën e trajnimeve ku nga këto trajnime do të dalin me projekt propozime ndërsa në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, do të nisni më projekte konkrete ndërsa brenda vitit 2016 do të këtë edhe finalizim të ndonjërit nga projektet e propozuara që dalin nga trajnimet e stafit. Konkretisht do të këtë projekte në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillim të turizmit në komunën e Deçanit. Ky projekt do të fokusohet në tri pilot rajone –zona ,të cilat përfshijnë disa komuna nder to komunat e perëndimit Pejë Deçan, Istog dhe Klinë