Kryetari i komunës z. Rasim Selmanaj, merë lëvdata nga qytetaret për projektet e realizuara gjatë mandatit të tij por edhe gjatë vitit 2015.
Numër i madh i qytetarëve kanë mare pjesë në debatin e organizuar më qytetar sot, në sallën e Asamblesë Komunale. Pothuajse pjesa më e madhe e qytetarëve i drejtuan lëvdata në ekzekutivin e komunës së Deçanit .
Për mua si i pari i komunës nuk ka qen vit i letë viti 2015, por bashkë më stafin tim jemi mundu që të vazhdojm më dinamiken e investimeve sikurse në vitet që lamë pas në të mirë të qytetarëve. Premtimet e dhëna për realizmin e projekteve pothuajse tre fish janë tejkaluara tash nder të tjera kryetari Selmanaj.
Ai, më tutje shtoi se brenda këtij vitin janë realizuar mbi 35 projekte të natyrave të ndryshme në infrastrukturë rrugore , kanale të ujitjes , renovim shkollash , asfaltim të terreneve sportive dhe investime tjera ku dhe bëri një rezyme të punës një vjeçar para të pranishmëve në këtë debat.
1. Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës “Isa Balaj” në Isniq
2. Rregullimi i kanalit të ujitjes dhe asfaltimi i rrugës në lagjen e “Sejfijaj” në Gramaqel.
3. Punimeve i kanalizimit të ujërave të zeza në Komunën e Deçanit – Faza e I dhe II
4. Punimi i sistemit sekondar të ujësjellësit për 10 fshatra
5. Asfaltimi i rrugës në fshatin Ratish –Bazeni i Radeniqit
6. Asfaltimi i rrugëve në Baballoq – Dobravë dhe disa rrugë të lagjeve
7. Punimi i rrugës Deçan – Plavë (punimi i urës mbi Lumbardhin e Lloqanit)
8. Punimin i kanaleve të ujitjes; në Gllogjan, Irzniq, Prejlep, Isniq (Gështenjës)
9. Ndërtimi i shkollës Fillore në Isniq
10. Vazhdimi i punimeve në Palestrën sportive te Qytetit në Isniq
11. Ndërtimi i kanalit të ujitjes dhe rehabilitimi i pendës së Behovcit në Strellc të Epërm
12. Ndërtimi i kanalit të ujitjes në Strellc
13. Asfaltimi i rrugës “ Isuf Bardhoshi “ në Isniq
14. Asfaltimi i rrugës “ Armend Kukleci” Isniq
15. Zgjerimi, shtruarja e rrugës me zhavorr në lagjen e Demëhasajve – Ledinave të Carrabregut
16. Zgjerimi ,shtruarja e rrugës me zhavorr dhe asfaltimi nga varrezat e Lubeniqit në drejtim të lagjes Hasanmetaj –Strellc Rr” Tahir Gjema”,
17. Riparimi dhe Asfaltimi i rrugës se Grykës se Deçanit – Manastirit deri të Ura Metalike investitor Qeveria – Komuna
18. Punimi në objektin e Administratës Komunale – renovimi i zyrave të ofiqarisë
19. Renovimi i Ujësjellësit në regjionin e Vokshit
20. Rehabilitim i Urës që lidhë fshatrat, Llukë te Ulët – Prapaqan
21. Zgjerimi shtruarja me zhavorr dhe Asfaltimi i rrugës Përparim Shala” , “Haxhi Krasniqi” fsh. Prapaqan – Isniq si dhe kanalin e ujitjes nga betoni
22. Riparimi i Gropave në zonën urbane dhe rurale në Komunën e Deçanit .
23. Asfaltimi i segmentit të rrugës në grykë të Deçanit nga “Ura Metalike” deri tek rruga kryesore “Demë Ali Pozhari”.
24. Ndërtimi i Kanalit të Ujitjes në rrugën “Nagip Cacaj “ Deçan.
25. Zgjerimi dhe rregullimi i rrugës me zhavorr “Ura e Demës –Ujë Mineral – Ura Metalike
26. Vazhdimi i kanalit të Ujitjes në Llukë te Ulët .
27. Zgjerimi , riparimi i rrugës dhe asfaltimi i rrugës “Kadri Latifaj” Ledinat Carrabreg – Prejlep (Mirëmbajtja e rrugëve)
28. Zgjerimi ,riparimi shtruarja me zhavorr dhe asfaltimi i rrugës “Haxhë Tolaj” Prejlep
Asfaltimi i rrugës nga rruga regjionale e Vokshit deri të shkolla fillore e Dranocit
29. Punimi i kanalizimit dhe gropa septike në shkollën e Rastovicës
30. Rrënimet e Objekteve dhe fillimi i ndërtimeve të banesave
Nuk do të thotë se më përfundimin këtyre projekteve në do të ndalemi do të vazhdojmë edhe më tutje që të jem sa më afër qytetarit për te realizuar bashkë kërkesat e tyre për krijimin e kushteve më të mira për jetës.
Qytetaret në përgjithësi kanë parashtruar pyetje lidhur më vazhdimin e disa projekteve të mbetura në Carrabreg, Rastavic, Strellc, Baballoq, Lloqan etj. Për të gjitha pyetjet, të cilat janë pareshtur nga kryetari Selmanaj janë dhenë edhe përgjigjet e duhura nga kryetari Selmanaj, ku pjesa më e madhe e kërkesave vetëm sa janë në prioritet për vitin 2016. Njëkohësit në fund të debatit kryetari Selmanaj njoftoi qytetaret se në pranverën e vitit 2016 do të nisin edhe projektet si:
- Tregu i prodhimeve Ekologjike
- Dertimi i Qendrës Turistike
- Ndërtimi i shtigjeve për –Plavë dhe disa projekte tjera