Fshati Irzniq i komunës së Deçanit njihet si vatër e diturisë. Shkolla e këtij fshati nëpër dekada ka nxjerrë kuadro të cilat sot janë elitë e shkencës e diturisë në vendin tonë. Mësuesit e kësaj shkolle ishin ata që punuan me gjithë zemër për gjeneratat që kaluan nëpër duart e tyre të arta!
Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ishte në një vizitë në SH.F.M.U,, Avni Rrustemi’’ ku u prit nga drejtori z.Medi Doda dhe kolektivi i kësaj shkolle.
Me këtë rast kryetari nderoj të gjithë mësuesit dhe punonjësit e pensionuar nga ky fshat më mirënjohje për kontributin e tyre për ngritjen e nivelit dhe cilësisë mësimore nder vite që punuan në ketë vatër diturie.
Më mirënjohje janë ndëruar: Muharrem Dervishaj ,Avdi Çekaj ,Hajdar Çekaj , Avdulla Haskaj ,Zenel Çekaj , Musa Çekaj , Isa Haskaj , Bajram Çekaj, Zenel Mushkolaj, Gjevahire Aliqkaj , Jashar Dacaj, Tahir Dacaj, Jusuf Çekaj , Gani Balaj, Avdullah Çekaj ,Nimon Aliqkaj ,Sylejmon Aliqkaj ,Xhafer Dervishaj , Sadik Zejnaj dhe Nezir Aliqkaj . Më ketë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se ndihem krenar me ju mësues të nderuar dhe me shkollën ku e mësova ABC-në ku punova si mësimdhënës për disa vite në kohe te vështira.