Fieri, një nga qendrat më të mëdha urbane në Shqipëri, ndodhet në një pozicion të favorshëm gjeografik, me një trashëgimni të pasur historike, duke përfshirë rrënoja të civilizimeve të lashta si në Apolloni, Bylis, dhe Ardenicë.
I ndodhur në fushën jugperëdimore të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 795 ha dhe një lartësi mesatare prej 20m mbi nivelin e detit, ku aktualisht numëron mbi 80 mijë banorë.Qyteti I bukur i Fierit ndodhet vetëm 18 km larg detit Adriatik dhe disa prej plazheve më piktoreskë në Shqipëri siç janë plazhi i Semanit, Hidrovorit, Darëzezës, dhe Divjakës. Zona bregdetare ofron gjithashtu disa prej lagunave më të pasura në vend, të cilat shquhen për varietetet e bimësisë dhe specie të rralla të shpezëve shtegtarë. Ky qytet me vlera unike, i pasur me histori, kulturë, etnografi, arkitekturë dhe natyrë të bukur, vite me parë I dha titullin qytetar nderi, legjendës së gjallë të luftës e të paqes, ish komandantit të zonës operative të dukagjinit, ish kryeministrit të Kosovës, tash kryetar I AAK-së Ramush Haradinaj. E më 5 prillë të këtij viti Fieri I lashtë i ndau po titullin qytetar nderi edhe Kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj” Këtë çmim kryetarit Selmajan më k më të madhe ia ndau Donika Jorgaqi Kryetare e këshillit Bashkis se Fierit kun de rtë tjara tha se është nder krenari dhe privilegj shumë i madhe që këtë çmim i ndaj njeriut të pendes , dijes dhe vlerës së larët prej një poeti, publicisti, gazetari e politikani siq është z.Rasim Selmanaj. E në anën tjetër edhe vet kryetari Selmanaj tha se :E ndiej veten tejet të nderuar që gjendem këtu, në Fierin tuaj e Fierin tonë të dashur. Gjendem këtu, me tri ëndrrat e mia të mëdha jetësore. Kur po qëndroja prapa grilave të burgut, nëpër qelitë serbe, nuk më kishte shkuar mendja që ëndrrat e mia, dhe të gjeneratës sime, një ditë do të merrnin trajtë: ëndrra për lirinë, ëndrra për Kosovën shtet dhe ëndrra për ta vizituar Shqipërinë. Kur vij në Fier, unë i prek të tri ëndrrat e mia: Në radhë të parë, lirinë në të dy anët e kufirit, në radhë të dytë vatrën e ngrohtë të shumë shqiptarëve të Kosovës që e gjetën në Fier e në rrethinat e tij, kur po i ndiqte për shfarosje pushtuesi serb dhe, në radhë të tretë, me Fierin unë përjetoj gjithë Shqipërinë e ëndrrave të mia. I përjetoj me dëshirat sa më fisnike për t’i parë të përparuara e të lulëzuara të dy shtetet shqiptare. Kështu do ta kuptoj edhe sot këtë nderim të madh që ma bën sot Bashkia e këtij qyteti. Nderim më të shenjtë personalisht për mua dhe për gjeneratën time, nuk mund të ketë. Po ky qytet e shpalli Qytetar Nderi komandantin e UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj. E ndiej veten shpirtërisht të lidhur me Shqipërinë, jo vetëm për hir të ëndrrës së dikurshme, por edhe për shkak të botimit e promovimit të librave të mi të pasluftës, në Tiranë e gjetiu. Sot këtu vij me ato ëndrra, tashmë të prekshme, krejt reale. Por, ato patën rrugën e vet të gjatë.
Një mendimtar i lashtë do të thoshte: "Sekreti i lumturisë qëndron tek liria. Sekreti i lirisë qëndron tek guximi." Me çelësin e këtij sekreti në duar, gjenerata ime po çante përpara për t’i realizuar ëndrrat e veta. Dhe aty, diku, isha me ëndrrën time. Dhe sado personale që më dukej aso kohe, shkrimet e burgut, pas luftës morën një trajtë tjetër, në formën e librave të botuar. Kështu tha nder të tjera kryetari Selmanaj duke i falënderuar Fierasit për nderen që i bën.Në këtë ceremoni nderi e cila u mbajt në ambientet e bibliotekës së qytetit të Fierit, kritik letrarë nga Kosova dhe Shqipëria vlerësuan lartë figurën e z.Rasim Selmanajt, prej një poeti, publicisti, gazetari e politikani: z. Haxhi Kalluci, Prend Buzhala dhe Petrit Nika (krijues nga Fieri).
Me ketë rast u shfaq edhe një film dokumentar qe i kushtohej z.Rasim Selmanaj .
Edhe kryetari i Bashkis se Fierit z.Baftjar Zeqaj, nder të tjera tha se në Fier, të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse Fieri është shtëpia e të gjithëve!
Prandaj sa shumë qytetarë na shtohen ne veç sa jemi të nderuar,andaj kjo është vetëm një nismë e mbare për një urë miqësie në mes të dy komunave sepse jemi në procedurë e sipër që në një të ardhme shumë të afërt në të binjakëzohemi më komunën e Deçanit, dhe të forcojmë miqësinë tonë edhe më shumë.
Po kështu shprehet edhe Frederik Jorgaqi,Drejtor i Artit dhe Kulturës në Bashkin e Fierit .Në një të ardhme të afërt këto dy qyteti do të jen bashkë në një për të ndërtuar projekte të ndryshëm bashkërisht në të mirën e të dyja vendeve.