Fieri, një nga qendrat më të mëdha urbane në Shqipëri, ndodhet në një pozicion të favorshëm gjeografik, me një trashëgimni të pasur historike, duke përfshirë rrënoja të civilizimeve të lashta si në Apolloni, Bylis, dhe Ardenicë.
I ndodhur në fushën jugperëdimore të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 795 ha dhe një lartësi mesatare prej 20m mbi nivelin e detit, ku aktualisht numëron mbi 80 mijë banorë.Qyteti I bukur i Fierit ndodhet vetëm 18 km larg detit Adriatik dhe disa prej plazheve më piktoreskë në Shqipëri siç janë plazhi i Semanit, Hidrovorit, Darëzezës, dhe Divjakës. Zona bregdetare ofron gjithashtu disa prej lagunave më të pasura në vend, të cilat shquhen për varietetet e bimësisë dhe specie të rralla të shpezëve shtegtarë. Ky qytet me vlera unike, i pasur me histori, kulturë, etnografi, arkitekturë dhe natyrë të bukur, vite me parë I dha titullin qytetar nderi, legjendës së gjallë të luftës e të paqes, ish komandantit të zonës operative të dukagjinit, ish kryeministrit të Kosovës, tash kryetar I AAK-së Ramush Haradinaj. 
Një mendimtar i lashtë do të thoshte: "Sekreti i lumturisë qëndron tek liria. Sekreti i lirisë qëndron tek guximi." Me çelësin e këtij sekreti në duar, gjenerata ime po çante përpara për t’i realizuar ëndrrat e veta. Dhe aty, diku, isha me ëndrrën time. Dhe sado personale që më dukej aso kohe, shkrimet e burgut, pas luftës morën një trajtë tjetër, në formën e librave të botuar. Kështu tha nder të tjera kryetari Selmanaj duke i falënderuar Fierasit për nderen që i bën.Në këtë ceremoni nderi e cila u mbajt në ambientet e bibliotekës së qytetit të Fierit, kritik letrarë nga Kosova dhe Shqipëria vlerësuan lartë figurën e z.Rasim Selmanajt, prej një poeti, publicisti, gazetari e politikani: z. Haxhi Kalluci, Prend Buzhala dhe Petrit Nika (krijues nga Fieri).
Me ketë rast u shfaq edhe një film dokumentar qe i kushtohej z.Rasim Selmanaj .
Edhe kryetari i Bashkis se Fierit z.Baftjar Zeqaj, nder të tjera tha se në Fier, të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse Fieri është shtëpia e të gjithëve!
Prandaj sa shumë qytetarë na shtohen ne veç sa jemi të nderuar,andaj kjo është vetëm një nismë e mbare për një urë miqësie në mes të dy komunave sepse jemi në procedurë e sipër që në një të ardhme shumë të afërt në të binjakëzohemi më komunën e Deçanit, dhe të forcojmë miqësinë tonë edhe më shumë.
Po kështu shprehet edhe Frederik Jorgaqi,Drejtor i Artit dhe Kulturës në Bashkin e Fierit .Në një të ardhme të afërt këto dy qyteti do të jen bashkë në një për të ndërtuar projekte të ndryshëm bashkërisht në të mirën e të dyja vendeve.