Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga nënkryetari z.Sami Cacaj dhe drejtori z.Agron Demukaj ,kanë pritur në takim miqësor lamtumirës , komandantin e Misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë Gjeneralin Italian Salvatore Farina.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më gjendjen e sigurisë në vend, njëkohësisht edhe raportin mes Manastirit dhe Komunës së Deçanit. Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , falënderoi Gjeneralin Italian Salvatore Farina,për vizitën duke e vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Deçanit, si të qetë , ndërsa sa i përket raporteve mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit janë stabile.
Edhe Gjenerali Italian Salvatore Farina, falënderoi kryetarin Selmanaj, për pritjen poashtru edhe për bashkëpunimin e mirë mes KFORI-t dhe komunës së Deçanit.