Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , gjatë fundjavës që lamë pas ka shtruar iftare për bashkësinë islame te komunë së Deçanit dhe për shumë besimtar të cilët po agjërojnë këtë muaj të shenjët të ramazanit.
Ky është viti i 5-të që kryetari Selmanaj ,shtron iftare për besimtaret Islam duke uruar që paqja mëshira dhe solidariteti të mbizotërojë në familjet e tyre .,,Në emër timin si i pari i komunës dhe ne emër te gjithë qytetarëve më lejoni që të ju uroi për këtë muaj të shenjt të agjërimit si një nga 5 shtyllat e islamit le te jetë ky muaj i sakrificës i pranuar tek Allahu.
Ky muaj i cili njihet si muaj i sakrificës dhe solidaritetit le t na shërbej për te gjithë nëse qe te kthejmë kryet nga me te dashurit tan për te gjithë ata qe kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tone.
Ti ndihmojmë te varfëritë familjet e dëshmoreve dhe invalidët e luftës qe te ju mundësojmë edhe këtyre qe te jem te barabar me te gjithë te tjerët’’.
Kryetari i këshillit të bashkësisë islame në Deçan z.Besim Halilaj në emër të këshillit të Bashkësisë Islame falënderoi kryetarin Selmanaj ,për bashkëpunimin e mirë që ka më këshillin e bashkësisë islame dhe komunën tash e disa vite .