Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga drejtori i zhvillimit ekonomik z.Betim Mataj , dhe zyrtari për menaxhim te projekteve z.Mirsad Nimanaj , kanë pritur në takim përfaqësues nga PPSE (Promoting private sektor employment) nga Zvicra, z.Sigrit Meujer (Menager ) , e shoqëruar nga Fisnik Bajrami , dhe Blerin (Batusha) Xërxa.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më një projekt program të financuar nga Zyra Zvicereane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga organizata Sëisscontact, Instituti Riinvest dhe PEM Consult. Ky program do të jetë i fokusuar në këto sektorë :në përpunimin e ushqimit , turizmi dhe shëndetësi private dhe rezultate e pritshme mund te jen :Konkurrueshmëria e Sektorit ,Qeverisja e Zhvillimit të Sektorit Privat dhe Fuqizimi i Grave.
Kryetari Selmanaj, gjatë këtij takim tha se: ne si komunë jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim për realizimin e këtij projekti .Jemi të gatshëm në çdo kohë të formojmë grupet punuese dhe të nisim brenda komunës, dhe të bashkëpunojmë me komunat Pejë –Deçan –Junik ne menyr që te arrim objektivat per finalizim te ketij projekti.