Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin Hajrulla Çeku, vizituan Xhaminë në fshatin Dranoc, e cila është restauruar si projekt nga Ministria e Kulturës.
Kjo xhami e ndërtuar që nga viti 1773, e cila po ashtu ka shërbyer si shkollë gjatë vitit 1915 deri më 1918, është aset me vlera të mëdha i trashëgimisë tonë kulturore.
Kryetari Ramosaj jam i lumtur që ka përfunduar restaurimi i kësaj xhamie, në një hapësirë të qasshme për të gjithë komunitetin.
Falënderova Ministrin Çeku për projektet e realizuara në Komunën e Deçanit, që ndihmojnë në ruajtjen e pasurive dhe vlerave tona kulturore!