Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për furnizim më pajisjet të Teknologjisë Informative (TI-së) në Shkollat e Mesme në komunën e Deçanit . Ky memorandum është nënshkruar më Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit z.Blerim Kuçi.
Pajisja me Teknologji Informative e shkollave është e domosdoshme tha kryetari Ramosaj, ne jemi ne fazën përfundimtare që të krijojmë infrastrukturë të përshtatshme për të gjitha shkollat e komunë së Deçanit , ndërsa Teknologjia Informative, është mjet i domosdoshëm në kohën ku ne po jetojmë për ketë i jam mirënjohës Ministrit Kuçi për shumë e ndarë në vlerë prej vlerë prej 10,000.00€ për një hap më tutje drejt avancimit më Teknologji Informative në shkollat e komunës tonë.