Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me kolegë, diskutuan rreth Draft Udhëzimit Administrativ për Qiradhëdhien e Tokave Pyjore Shtetërore, të hartuar nga Ministritë Përgjegjëse.
Komuna e Deçanit, ditët në vijim do t’i përcjellë të gjitha komentet dhe imputet e nevojshme që duhet të inkorporohen në këtë udhëzues.