Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga Nënkryetari z. Sami Cacaj, kryesusin e Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, deputetja znj. Time Kadrijaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për t’i uruar festën udhëheqësisë së KBI-së dhe të gjithë besimtarëve islamë.
Delegacioni komunal u prit nga zëvendëskryetari i KBI-së, Festim ef. Kerolli, si dhe sekretari Musa ef. Ukaj.
Kryetari Ramosaj, së bashku me bashkëpunëtorët, uruan që kjo ditë e shenjtë të sjellë dashuri, harmoni dhe solidaritet mes të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë.
Nga ana e KBI-së, u shprehën falënderime për vizitën dhe urimin, si dhe mirënjohje të përhershme për përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Deçanit ndaj institucionit të tyre, besimtarëve dhe krejt qytetarëve te komunes se Deçanit!