Sot, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj u takua me Këshillin Organizativ së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të përcaktuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.
Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të 27 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj.
Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.