Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj drejtuar mësuesv, këto mirënjohje janë për të kuptuar se jeni me vlera të larta, ne do të jemi mirënjohës për gjithë jetën, për kontributin tuaj ndër dekada për fëmijët tanë edhe për ne.
7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.
Të gjithë veteranëve të arsimit, mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore, urime 7 Marsi, urime dita juaj!
Faleminderit për sakrificën, mundin dhe durimin tuaj!