Nën kujdesin e Ambasadores Shqiptare në Athinë, znj. Luela Hajdaraga Gila, u organizua Konferenca e Biznesit Shqiptar në Athinë të Greqisë, ku përfaqësues të bizneseve, të rinj dhe profesionistë të fushave të ndryshme, treguan histori suksesi.
Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, prezantuam vlerat e të dy qyteteve tona, resurset turistike të Deçanit dhe Lezhës, mundësitë e zhvillimit dhe investimit.
Kënaqësi të isha pjesë e këtij takimi të ngrohtë ndër shqiptarë, që kishte si qëllim rrjetëzimin e biznesmenëve, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave pozitive si dhe inkurajimin e investimeve të reja në atdhe.