Muaji i shenjtë i Ramazanit na bashkoi sonte në një iftar të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës, ku prezent ishte myftiu Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, lideri ynë Ramush Haradinaj dhe qytetarë të Deçanit.
Shpreh mirënjohje të thellë ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, e në veçanti degës në Deçan, për kontributin e çmuar në të gjitha etapat drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë!
Faleminderit të gjithë ju që na u bashkuat sonte!
Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!
