Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale, biseduam rreth ecurisë së procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili do të vazhdojë deri me 17 Maj 2024.
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.
Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit, apo përfaqësuesin e lokalitetit tuaj, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare.
Numri i telefonit të KKR-së: +38346190273
Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne!