Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë kanë pritur në takim bashkatdhetarët.
Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj i përshëndeti bashkatdhetarët dhe i falënderoj për kontributin e dhënë duke thëne se puna, të cilën po e bëjmë ne sot dhe ku jemi sot është kontribut i jashtëzakonshëm i juaja dhe për këtë arsye gjithmonë do të jemi mirënjohës dhe po mundohemi, që kur të vini në Kosovë t’ju presim dhe t’ju informojmë për punët në Komunën e Deçanit.
Kryetari i njoftoj për gjitha projektet, që janë duke u punuar dhe mundësinë e kapaciteteve të Komunës për projekte të tjera në vazhdimësi duke ven në fokus të veçantë Zhvillimin e Turizmit , rëndësinë e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë , rregullimin ë infrastrukturës rrugore në bjeshkët e Deçanit , fillimin e elektrifikimit të këtyre bjeshkëve etj.
Ndonëse takimi ishte interaktiv bashkatdhetarët që ishin të pranishëm parashtruan edhe pyjet të ndryshme dhe shprehen interesimin tyre për tu njohur edhe më tepër më zhvillimet në komunën e Deçanit , ku po punohet në vazhdimësi për krijimin kushteve më të mira për të gjithë . Për të gjitha pyetjet e parashtruar kryetari Ramosaj, dha edhe përgjigjjet e duhura duke ju ber thirrje bashkatdhetarëve, që të investojnë në vendin e tyre .Edhe bashkatdhetarët falënderuar Kryetarin Ramosaj, me bashkëpunëtorë për organizmin e një sere aktivitetesh për Ditët e Diasporës po ashtu dhe për ketë takim të veçantë.