Kryetari Ramosaj priti në takim kryebashkiakun e komunës së Eppingen të Gjermanisë, z. Klaus Hollaschke, i shoqëruar nga z. Imer Lladrovci, ish Konsull në Stuttgart dhe Vjenë dhe afaristët e suksesshëm shqiptar, vëllezërit Ramë e Shaqir Shala.
Biseduan për bashkëpunimin ndërkomunal në sektore të ndryshme, i njoftoj për mundësitë dhe potencialet tona, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave pozitive, bashkëpunimin në projekte të ardhshme të cilat mund të zhvillohen në raporte të ndërsjella për zhvillim dhe integrim!