Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me bashkëpunëtorë, pritën në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe zv. Ministrin z. Jeton Raka, me të cilin nënshkruam aneks Marrëveshje të Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh, në vlerë prej 900,000.00 euro për vitin 2024.
Jemi mirënjohës ndaj Ministrisë dhe Ministrit Aliu për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të Komunës së Deçanit!
