Kryetari i komunës, z.Bashkim Ramosaj priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, me të cilët biseduan rreth prioriteteve të komunës së Deçanit dhe bashkëpunimit për realizmin e projekteve të mëtutjeshme.
Bashkë vizituan fshatin Gramaçel ku sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës “Sadrijaj”, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.
Mirënjohës ndaj Ministrit z. Krasniqi për mbështetjen e dhënë komunës së Deçanit!

