Kryetari i Komunës, z.Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Ndëkombëtare për Migrim IOM-Programi EU – CSP IV.
Paraprakisht falënderojmë donatorët e programit EU-CSP (Bashkimin Europian dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim) si dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim – IOM për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës tonë si dhe bashkëpunimin në realizimin e shumë projekteve të cilat kanë qenë pjesë e planit zhvillimor strategjik të Komunës së Deçanit.
Projekt ky në vlerë prej 15,869.00 eurove për shkollën “Drita” Gramaçel.
Implementimi i këtij projekti do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve edukativo-mësimore për nxënësit e shkollës “Drita” në Gramaçel. Shkolla “Drita” është shkollë multietnike dhe është shembull i gjithëpërfshirjes.
Ne si Komunë e Deçanit zotohemi që do të angazhohemi maksimalisht në monitorimin dhe mirëmbajtjen e këtij projekti pas implementimit.
Kryetari shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!