Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj priti në takim Shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Stenbaek Madsen me bashkëpunëtorë, ku prezantuam projektet aktuale që po zhvillohen në Deçan dhe biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të reja në të mirë të qytetarëve të komunës sonë.
Kryetari Ramosaj bashk me, z. Johannes Stenbaek Madsen vizituan punimet në Shtëpinë Bjeshkatare Alpine “Shkëlzen Haradinaj”, Kompleksin Turistik “Fitnete Ramosaj”, Qendrën Informuese Turistike dhe shtegun alpinist Via Ferrata dhe Resortin në fshatin Belle të cilat janë projekte të themeluara nga programi IPA CBC të mbështetura nga BE-ja.