Sot, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, priten në takim z. Olivier Boudart, drejtor i departamentit për Zhvillim Territorial dhe Agjendë të Gjelbër në Zyrën e BE-së në Kosovë dhe znj. Merlina Beu Muçaj nga PAMKOS, ku diskutuam mbi çështjet kyçe në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, planifikimet strategjike në këtë sektor dhe implementimin e projektit për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave në rajonin e Dukagjinit.
Kryetari Ramosaj shpreh gatishmërinë për të adresuar e marr përsipër obligimet tona institucionale në këtë fushë.