Ministri i Bujqësisë z.Besian Mustafa ka vizituar komunën e Deçanit, ku ësht prit nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj,drejtori i Bujqësis z.Rifat Stojkaj dhe bashkëpunëtor të tjer ku nga afër pan dëmet e shkaktuara sektorit të bujqësisë nga stuhia dhe breshëri i fortë që përfshiu komunën e Deçanit mëngjesin e djeshëm.
Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, mirëpriti vizitën e ministrit Mustafa, të cilin e njoftoj për dëmet që breshëri i fortë i shkaktoj me dhjetra hektarëve të kulturave të ndryshme bujqësore në komunën e Deçanit, dëme të pa rigjenerushme duke dëmtuar redimentin dhe llastarët e rinjë që ulin mundësin për një frytdhënje të kënaqshme për vitin e ardhshëm. Kryetari Ramosaj,kërkoj nga Ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të komunës së Deçanit, si potencial i fuqishëm prodhues në vend po ashtu nga ministri kërkova që komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve ti bashkangjiten edhe ekspertë nga ministira e Bujqësisë dhe të krijohet fondi i veçantë për kompensimin e dëmeve të fermerëve!
Ministri i Bujqësisë z.Mustafa shprehi gadishmërin për përkrahjen e fermerëve të komunës së Deçanit, për rikuperim dhe tejkalim më të lehtë të kësaj situate, duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.