Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Besnik Hulaj, nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Organizatën “International Peja-Lions Club” përfaqësuar nga drejtori z. Bekim Shoshi, për vazhdimin e trajnimeve të mësimdhënësve deçanas, në fusha të ndryshme.
Po ashtu sot, 24 mësimdhënës të shkollave fillore të Komunës së Deçanit, u çertifikuan nga Organizata “International Peja-Lions Club”, për përfundimin e trajnimit me temën “Shkathtësitë për Adoleshencën”.
Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj theksoi rëndësinë e trajnimeve në ngritjen profesionale të mësimdhënësve, e që rrjedhimisht ndikon në ngritjen e cilësisë në mësim.
Njëherazi ai falënderoj Organizatën “International Peja-Lions Club”, të cilët mundësuan realizimin e këtij trajnimi.