Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, morëm pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Kadri Zeka” në Dubovik, investim ky nga Ministria në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.
Kjo rrugë e rëndësisë së veçantë, do të marr tani një pamje tjetër dhe do të jetë lehtësim për banorët e këtij fshati.
I jemi mirënjohës përzemërsisht zv. Ministrit Durmishi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Deçanit!