Sot, Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, z. Hamid Qorraj, përuruan kabinetin e Kimisë, një hapësirë mjaft e nevojshme për nxënësit që zhvillojnë mësimin në këtë lami.
Ky kabinet u realizua falë donacionit të humanistit Homdi Lataj nga Carrabregu, njëherit ish nxënës i kësaj shkolle.
Po ashtu, sot u festua 56 vjetori i themelimit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Gëzuar Ditën e Shkollës!