Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj takoj drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit tanë të përkushtuar, të cilët, me punë dhe përkushtim, kanë përfunduar me sukses certifikimin në kuadër të programit “Lions Quest”, trajnim i mbajtur nga Lions Club Peja.
Puna juaj është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për një arsim cilësor, duke vendosur në qendër fëmijët dhe të rinjtë. Përmes këtij certifikimi, ne po forcojmë bazat për një të ardhme më të ndritur për komunitetin tonë.
Le të vazhdojmë të ndërtojmë një edukim që frymëzon, fuqizon dhe sjell ndryshim të qëndrueshëm.