Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi, si furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm, shfrytëzimi efikas i burimeve ujore për bujqësi, si dhe domosdoshmëria e reagimit të shpejtë ndaj rrezikut të zjarreve gjatë muajve të verës.
U diskutua gjithashtu për nevojën e rritjes së kujdesit qytetar, duke përfshirë respektimin e hapësirave publike, shmangien e parkimit në trotuare dhe mirëmbajtjen e vegjetacionit në pronat private dhe publike.
Komuna, në bashkëpunim me institucionet partnere, do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe në kohë, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e rregullave, për një Deçan më të pastër, më të rregullt dhe më të sigurt.