Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka pritur sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Dardan Gashi.
Në takim është biseduar rreth implementimit të dy projekteve të përbashkëta,e që janë Projekti i Kanalizimit të Ujërave të Zeza dhe Ujësjellësi për dhjetë fshatra. Kryetari Selmanaj, falënderoj Ministrin për përkrahjen që i ka dhënë kjo Ministri Komunës sonë. Po ashtu është biseduar edhe për disa aspekte të implementimit të Ligjit për Parkun Nacional.