Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, ka pritur në një takim z.Shaqir Elezaj, nga Rotary Kosova.
Gjatë këtij takimi miqësorë është diskutuar për shumë tema të ndryshme lidhur më projektet e realizuara dhe ato që pres të realizohen në të ardhmen në Komunën e Deçanit.
Në këtë takim më theks të veçantë është diskutuar për shërbimin e zjarrfikësve dhe kushtet të cilat ata kanë që të ju dalin në ndihmë rasteve të cilat kërkoin intervenim të shpejtë.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Rotary Kosova,z.Shaqir Elezi , i premtoi kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj, se në shtator do të ndihmohet me një automjet për zjarr fikje, brigade e Zjarrfikësve të Deçanit, por nuk do të thotë se më kaq do të përfundon mbështetja e nga Rotary Kosova, për komunën e Deçanit.